Vora-Vllaznia, Tirana-Dinamo dhe Egnatia-Teuta! Maran ndjek nga afër ndeshjet e Superiores
Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka vijuar turin e tij të monitorimit të ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore. I shoqëruar nga ndihmësit e tij, Christian Maraner dhe Ervin Bulku, tekniku kuqezi ka ndjekur fillimisht nga stadiumi të mërkurën sfidën hapëse të javës së 9-të, Vora-Vllaznia, për të vijuar më pas me ndjekjen e sfidës Tirana-Dinamo të enjten në “Niko Dovana” të Durrësit dhe për ta mbyllur turin e tij me ndeshjen Egnatia-Teuta, që u luajt dje pasdite në “Egnatia Arena” të Rrogozhinës. Siç edhe kishte deklaruar qysh në momentin e nënshkrimit të kontratës me FSHF në muajin maj, Maran vazhdon të vëzhgojë nga afër ndeshjet e kampionatit dhe të monitorojë paraqitjet e lojtarëve që janë ose mund të jenë kandidatë potencialë për Kombëtaren shqiptare. Gjithashtu,...
Burimi:
sportekspres.com