Vora trondit Vllazninë, fitore e madhe e ekipit të Bellait mes 3 golave kundër shkodranëve
Vora ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në javën e nëntë të “Abissnet Superiore”, duke mposhtur Vllazninë me rezultatin 2-1. Skuadra e drejtuar nga Arjan Bellai zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, duke siguruar tri pikë të arta përballë shkodranëve. Takimi nisi me ritëm të lartë, ndërsa vendasit treguan menjëherë se kërkonin vetëm fitoren. Ishte Kashari ai që zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, duke realizuar një gol spektakolar nga distanca. Pavarësisht përpjekjeve të Vllaznisë, 45 minutat e para përfunduan 1-0. Në pjesën e dytë, shkodranët kërkuan me ngulm barazimin, por Vora u tregua më konkrete. Në minutën e 85-të, Daka shfrytëzoi një kundërsulm të shpejtë dhe dyfishoi avantazhin. Ky gol solli edhe protesta nga futbollistët e Vllaznisë, të cilët pretenduan për një ndërhyrje të...
Burimi:
sportekspres.com