Vonesa të gjata fluturimesh për shkak të defekteve teknike, probleme në Romë dhe Milano
Probleme të konsiderueshme në udhëtimet ajrore janë regjistruar që nga mëngjesi i së premtes në Itali, për shkak të një defekti teknik në sistemin qendror të kontrollit të trafikut ajror, i cili ka shkaktuar vonesa në aeroportet kryesore të vendit. Sipas autoriteteve kompetente, numri i ngritjeve dhe uljeve të avionëve u ul me 50% në orët e mëngjesit, ndërsa vonesat arritën mesatarisht dy orë. Problemet filluan rreth orës 06:00, duke prekur kryesisht aeroportet e Romës, Milanos dhe Torinos. Katër anulime fluturimesh janë njoftuar tashmë në aeroportin “Leonardo da Vinci” të Fiumicino-s në kryeqytetin italian. Autoritetet kompetente sqarojnë se, bazuar në informacionin e disponueshëm deri më tani, nuk ka indikacione se mosfunksionimi është për shkak të një sulmi kibernetik. Aktualisht, nuk dihet se kur sistemi do...
Burimi:
javanews.al