Vonesa e pagave të magjistratëve, Financat kërkojnë listëpagesat sipas skemës së korrikut: Thesari nuk mund të zëvendësojë ligjvënësin!
Vonesat në pagat e muajit gusht për magjistratët dhe stafin e sistemit të drejtësisë kanë nxjerrë në pah përplasjen mbi mënyrën e zbatimit të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për pagat. Në një shkresë drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Ministria e Financave kërkon që listëpagesat e gushtit të paraqiten me të njëjtët parametra të përdorur në muajin korrik. Shkak për situatën është bërë ndryshimi i pagës referuese bazë të aplikuar nga disa institucione, të cilat e kanë lidhur atë me vendimin nr. 15 të Gjykatës Kushtetuese, të 17 shkurtit 2026. Ministria argumenton se vendimi i Kushtetueses i kërkon Kuvendit të miratojë ndryshimet e nevojshme ligjore për përshtatjen e pagave të magjistratëve dhe se Thesari nuk mund të zëvendësojë ligjvënësin...
Burimi:
javanews.al