Von der Leyen vjen në Shqipëri në fund të shtatorit, Serbia dhe Bosnja mbeten jashtë turit ballkanik

Von der Leyen vjen në Shqipëri në fund të shtatorit, Serbia dhe Bosnja mbeten jashtë turit ballkanik

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të vizitojë Shqipërinë në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor, i cili do të zhvillohet nga 30 shtatori deri më 2 tetor. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Arianna Podesta, e cila bëri të ditur se në axhendën e von der Leyen janë përfshirë Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Në këtë fazë, turneu nuk do të përfshijë Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Sipas zëdhënëses së Komisionit Evropian, vizitat në këto dy vende janë parashikuar për një moment të mëvonshëm, në prag të zgjedhjeve që do të zhvillohen atje. Ky do të jetë turneu i gjashtë i Ursula von der Leyen në Ballkanin Perëndimor, ndërsa vizita zhvillohet në një periudhë të rëndësishme...