Volkswagen prezanton ID. Tiguan, SUV-in elektrik që do të zërë vendin e ID.4
Volkswagen ka prezantuar ID. Tiguan, modelin e ri elektrik SUV që do të zëvendësojë ID.4 dhe, në Evropë, edhe ID.5. Automjeti vjen me një pamje më tradicionale për një SUV, kabinë të rikonceptuar dhe autonomi që mund të arrijë në 600 kilometra sipas standardit WLTP. Dalja e tij në tregun gjerman dhe në vende të tjera të Evropës pritet në fillim të vitit 2027. Krahas modelit elektrik, do të vazhdojnë të shiten edhe versionet e Tiguan-it me benzinë, naftë dhe sisteme hibride, transmeton Telegrafi. Në vend të siluetës më të rrumbullakosur të crossover-it, të njohur nga ID.4 dhe ID.5, Volkswagen ka zgjedhur për ID. Tiguan një formë më të ngritur e muskulore. Karroceria ka linja më të dallueshme dhe sipërfaqe të skalitura, ndërsa dyert pajisen...
Burimi:
javanews.al