Volkanovski mposht me KO teknik në raundin e dytë rusin Evloev dhe mban titullin e peshës “featherweight”

Volkanovski mposht me KO teknik në raundin e dytë rusin Evloev dhe mban titullin e peshës “featherweight”

24 Tetor 2026 23:17 Telesport Luftëtari australian Alexander Volkanovski mbrojti titullin kampion bote në peshën “featherweight” (pesha 66kg) në artet marciale mikse (MMA). Në eventin UFC-333 zhvilluar në Abu Dhabi, ai mposhti me “KO” teknik në raundin e dytë rivalin rus Movsar Evloev. Një duel që u ndal kur duheshin edhe 5 sekonda që të mbyllej raundi i dytë, me Volkanovski (29 fitore e 4 humbje) që arriti të hedhë në tapet rivalin rus, që nuk reagonte dhe mbrohej nga goditjet e australianit. Për pasojë, gjyqtari ndali duelin edhe pse raundi ishte drejt mbylljes. Një duel që dukej i barabartë në raundin e parë, madje Evloev, që pësoi humbjen e parë në karrierën e tij (ka edhe 20 fitore), mori disa herë inisiativën, duke u...