Volejboll/ Mbyllet faza e grupeve, përcaktohen ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Federatës
Janë mbyllur të dielën takimet e fazës së grupeve të Kupës së Federatës në vdolejboll për meshkuj e femra (takimet u zhvilluan në 4 qytete). Ky është turneu që ngriti siparin e eventeve të sezonit sportiv 2026-2027. Në përfundim të tri ditëve ndeshje, dy ekipet e para të secilit grup janë kualifikuar për në gjysmëfinale. Te femrat, në Grupin A, kanë avancuar më tej Skënderbeu dhe Pogradeci. Të dyja këto skuadrat fituan 3-1 në takimet e ditës së fundit. Skuadra korcare mposhti Lushnjën e vendit të fundit, ndërsa kampionet liqenore mposhtën me vështirësi Partizanin, dy ekipe që luftonin për vendin e dytë. Në takimet e Grupit B, një biletë për në fazën gjysmëfinale siguruan Tirana dhe Dinamo. Dy ekipet kryeqytetase fituan në sfidat e ditës...
Burimi:
telesport.al