Vodhi para me armë në Rrugën e Kombit, shpallet në kërkim 36-vjeçari pas 5 vitesh hetime
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 36-vjeçar nga Puka, i dyshuar si një nga autorët e një grabitjeje me armë zjarri të ndodhur në gusht të vitit 2021, në Rrugën e Kombit, në Mirditë. Sipas njoftimit të Policisë së Lezhës, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N. K., ndaj të cilit Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ngjarja ka ndodhur më 31 gusht 2021, kur një shtetasi me inicialet A. K. i janë marrë një shumë parash nën kërcënimin e armës së zjarrit. Pas hetimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve të Pasurisë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, është bërë i mundur identifikimi i 36-vjeçarit si një...
Burimi:
kohajone.com