Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vodhi një makinë në kryeqytet, policia prangos 28-vjeçarin
Një 28-vjeçar i cili vodhi një makinë në zonën e Astirit në Tiranë është vendosur në pranga. Në njoftimin zyrtar blutë informojnë se i riu u kap në flagrancë një natë më parë (17 korrik) teksa po largohej me automjetin, në drejtim të bulevardit “Bajram Curri”. Automjeti i vjedhur u sekuestrua si provë materiale. “Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, bazuar dhe në kallëzimin e një shtetaseje, për vjedhjen e automjetit të saj, kanë organizuar...