Vodhi një automjet dhe goditi 4 makina teksa tentoi t’i arratisej policisë, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

Vodhi një automjet dhe goditi 4 makina teksa tentoi t’i arratisej policisë, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

I shpallur në kërkim për vjedhje, 30-vjeçari tentoi t’i shpëtonte policisë me një automjet të vjedhur. Pas përplasjes së katër makinave, braktisi mjetin dhe u përpoq të arratisej në këmbë, por u kap nga efektivët. Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës pas një ndjekjeje spektakolare nga Policia e Shtetit. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në rrugën “Pavarësia”, ku efektivët e Stacionit të Policisë Plazh konstatuan një automjet pa targa dhe me xhama të zinj, që kryente manovra të rrezikshme. Sapo ka parë policinë, drejtuesi ka shtuar shpejtësinë dhe nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar. Gjatë arratisjes, ai ka përplasur katër automjete, duke rrezikuar qytetarët dhe punonjësit e policisë. Pas përplasjes, 30-vjeçari ka braktisur makinën dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është...