Vodhi kasafortën me bizhuteri 50 mijë euro në Belgjikë, shqiptari kërkon uljen e dënimit
foto BELGJIKË- Një 24-vjeçar shqiptar i dënuar me 30 muaj burg në Belgjikë për vjedhjen e një kasaforte që peshonte 400 kilogramë, po kërkon uljen e dënimit në Gjykatën e Apelit në Gent. Para gjykatës i riu ka shprehur pendesë për veprimin e tij, duke pretenduar se në momentin e vjedhjes ishte nën efektin e alkoolit dhe drogës. Sipas mediave belge, ngjarja ndodhi në banesën e një gruaje që ndodhej me pushime. Vëllai i saj i cili kishte shkuar në shtëpi për të ujitur lulet, zbuloi se banesa ishte bastisur dhe kasaforta ishte marrë. Brenda saj mbaheshin medalje të vjetra ushtarake, unaza fejese, bizhuteri me vlerë deri në 50 mijë euro, si dhe albume fotografike me rëndësi të veçantë për familjen. I riu u identifikua...
Burimi:
zeri.ai