Vodhi 1400 euro në makinën e një pushuesi, arrestohet i riu në Himarë

Vodhi 1400 euro në makinën e një pushuesi, arrestohet i riu në Himarë

Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Himarës pasi dyshohet se vodhi 1400 euro nga automjeti i një pushuesi, në plazhin e “Porto Palermos”. Blutë kanë sekuestruar shumën e vjedhur dhe automjetin e përdorur për kryerjen e vjedhjes. “Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të vjedhjes së një shume parash nga automjeti i një pushuesi, shtetasit: A. S., 25 vjeç, banues në Kosovë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim...