Vodhën shuma parash dhe produkte të ndryshme në disa subjekte në Elbasan, arrestohen 2 autorët me precedentë

Vodhën shuma parash dhe produkte të ndryshme në disa subjekte në Elbasan, arrestohen 2 autorët me precedentë

Dy persona janë vënë në pranga këtë të hënë nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se janë autorët e disa rasteve të vjedhjeve. Sipas raportimit të policisë, në pranga kanë rënë K. M., 39 vjeç dhe E. Ll., 18 vjeç, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shuma parash dhe produkte të ndryshme në 3 subjekte në Elbasan, konkretisht: -Më datë 22.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, në dyqanin e shtetasit D. B.; -Më datë 20.11.2026, në bulevardin “Aqif Pasha”, në një tabakino në pronësi të shtetasit T. P.; -Më datë 05.11.2026, në fshatin Vidhas, në lokalin e shtetasit E. M. Gjithashtu, nga vijimi i veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi E. Ll. është autor i dyshuar edhe i 3 vjedhjeve të tjera të ndodhura...