Vodhën me thyerje 2 banesa në Tiranë, bie në pranga një nga autorët, shpallet në kërkim tjetri

Vodhën me thyerje 2 banesa në Tiranë, bie në pranga një nga autorët, shpallet në kërkim tjetri

Një 57-vjeçar u arrestua dhe një 30-vjeçar u shpall në kërkim pasi grabitën dy banesa në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ra shtetasi R.K., 57-vjeç, ndërsa shtetasi G.L., 30-vjeç u shpall në kërkim. Banesat u vodhën gjatë muajve shkurt dhe korrik. Kamerat e sigurisë filmuan gjithçka. Sakaq, policia njoftoi se në banesën e të arrestuarit sekuestroi, 900 mijë lekë, 5700 euro, 12 ora, 20 bizhuteri dhe 8 celularë. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Vlera”, për zbardhjen e rasteve të vjedhjes. Identifikohen 2 shtetas që vodhën me thyerje, në 2 banesa. Vihet në pranga...