Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Vlorë, vijojnë kontrollet/ Kthyen hapësirën publike në parkim, procedim 2 shtetasve
Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme në Vlorë. Sipas policisë u proceduan penalisht dy shtetas që kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat. Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve në terren dhe në bashkëpunim me strukturat vendore kanë konstatuar se dy shtetas ushtronin aktivitet tregtar në mënyrë të paligjshme, në një hapësirë publike të administruar nga Bashkia Vlorë. “Në lagjen “Uji i Ftohtë”, u konstatua se shtetasit E. S., 49 vjeç, dhe S. D., 57 vjeç, ushtronin aktivitet tregtar...