Vlorë/ Gjykata e Fierit ia kishte sekuestruar apartamentin, por ja veprimi që bën 41-vjeçari

Vlorë/ Gjykata e Fierit ia kishte sekuestruar apartamentin, por ja veprimi që bën 41-vjeçari

Gjykata ia kishte sekuestruar, qytetari i ndërron bravën apartamentit në Vlorë dhe përfundon nën akuzë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë së qytetit bregdetar bënë me dije se referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal, duke marrë nën hetim 41-vjeçarin e dyshuar. I procedurai është L. B., banues në Fier. Burime zyrtare sqaruan se më datë 29 korrik është konstatuar se ai ka ndërruar bravën e apartamentit të tij, në vendin e quajtur “Aksionistja”, në Vlorë. Sipas dosjes hetimore, apartamenti rezulton i sekuestruar me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier...