Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vlorë/ Arrestohet punonjës i OSSH për korrupsion, kapet dhe një tjetër që theu masën “arrest në shtëpi”
Një rast korrupsioni dhe shpërdorimi detyre është goditur nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. Operacioni policor i koduar “MATËSI” çoi në arrestimin në flagrancë të shtetasit M. S., 35 vjeç, me detyrë shef ekipi për lexuesit e matësave të energjisë elektrike, pranë OSSH Vlorë. Ai u kap në momentin që po merrte një shumë prej 100 eurosh nga një subjekt privat, në këmbim të favorizimit përmes ndërhyrjes në aparatin matës...