Vlorë/ Arrestohet për vjedhje, gjendet në gjendje të rënduar në komisariat dhe humb jetën në spital 32-vjeçari

Vlorë/ Arrestohet për vjedhje, gjendet në gjendje të rënduar në komisariat dhe humb jetën në spital 32-vjeçari

Një 32-vjeçar i arrestuar për vjedhje ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore në dhomat e shoqërimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Shtetasi me inicialet E. Sh., banues në Vlorë, ishte arrestuar në flagrancë më 29 gusht për veprën penale të “Vjedhjes”. Paraprakisht dyshohet se 32-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Njoftimi i Policisë: Vlorë/Informacion paraprak Sot rreth orës 09:50, në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Vlorë, është konstatuar në gjendje të rënduar shëndetësore shtetasi i arrestuar E. Sh., 32 vjeç, banues në Vlorë. Menjëherë është njoftuar shërbimi mjekësor dhe 32-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku, në orën 10:05, mjekët kanë konfirmuar se ky...