“Vlora Unlocked”/ Rama: Muzikë dhe festë, 16-18 maj çelja zyrtare e sezonit turistik në qytetin bregdetar

“Vlora Unlocked”/ Rama: Muzikë dhe festë, 16-18 maj çelja zyrtare e sezonit turistik në qytetin bregdetar

Tri ditë feste do të organizohen në Vlorë me rastin e çeljes së sezonit turistik të këtij viti. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video promovuese të aktiviteteve që do të zhvillohen në Vlorë. “16-17-18 maj në Vlorë. Çelja zyrtare e sezonit turistik”, shkruan Rama. Gjatë këtyre tri ditëve qytetarët do të kenë mundësi të kërcejnë me emrat më të mirë të muzikës shqiptare, si dhe me DJ të njohur ndërkombëtarë. Gjithashtu qytetarët do të provojnë ushqimet më të shijshme dhe të zbulojnë vendet më të bukura, ku do të krijojnë kujtime të paharrueshme. Në koncertet që do...
Burimi: Javanews.al