Vlora Hyseni u mor në pyetje nga SPAK për lidhjen me Agasin, ish-kreu i SHISH: Kam kontakte vetëm me telefon dhe si bashkëpunëtor i shërbimit sekret
Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, dyshohet se ka pasur komunikim të vazhdueshëm me Ergys Agasin edhe gjatë kohës që ai ka qenë person në kërkim. Sipas burimeve hetimore, ajo është marrë në pyetje nga SPAK 5 ditë më parë, jo për herë të parë, në cilësinë e personit që ka dijeni dhe e ka pranuar që ka pasur komunikim me Ergys Agasin, në cilësinë e bashkëpunëtorit. Sipas pretendimit të Hysenit, SHISH gjithmonë punon me bashkëpunëtorë. Telefoni i sekuestruar i Ergys Agasit ka me qindra thirrje mes drejtueses së SHISH dhe Ergys Agasit, madje edhe foto e video që nuk janë në cilësinë e bashkëpunëtorit, që sipas SPAK janë më shumë se këto. Ajo ka pranuar që ka pasur vetëm komunikime telefonike dhe jo takime fizike,...
Burimi:
javanews.al