Vlora Hyseni në hetim, Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Vlora Hyseni në hetim, Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti Bajram Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në lidhje me rastin e Vlora Hysenit, e cila është në hetim nga SPAK-u. Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pritet të mbahet të hënën e ardhshme.Një nga arsyet është edhe fakti që kryeministri Edi Rama ndodhet jashtë vendit dhe pritet të kthehet në Shqipëri më 26 shtator. Ish-shefja e SHISH u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama, pasi ndaj saj GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Kujtojmë që Hyseni dyshohet për dy vepra penale, nxjerrjen e sekretit shtetëror dhe përkrahje e autorëve të krimit. Vendosja në “arrest në shtëpi” e Hysenit, e caktuar nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) me kërkesë të SPAK-ut në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSH-it. Hyseni...