Vlora Hyseni ndodhet jashtë vendit, a do arrestohet nëse nuk kthehet në Shqipëri drejtoresha e SHISH-it?

Vlora Hyseni ndodhet jashtë vendit, a do arrestohet nëse nuk kthehet në Shqipëri drejtoresha e SHISH-it?

Drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, ka mësuar për masën e arrestit të caktuar ndaj saj nga GJKKO, me kërkesë të SPAK-ut, ndërsa ndodhet në Azerbajxhan. Hyseni akuzohet për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekretit, ndërsa emri i saj është përfshirë në hetimet ku dyshohet se ka favorizuar biznesmenin Ergys Agasi. Por çfarë do të ndodhë nëse Vlora Hyseni nuk rikthehet në Shqipëri? Ndaj saj është caktuar masa e arrestit në shtëpi. Nëse brenda afatit 30-ditor nuk realizohet ekzekutimi i masës dhe procedurat vijojnë, ajo mund të shpallet në kërkim edhe ndërkombëtar, sipas hapave të parashikuar nga ligji. Hyseni pritet të përballet me drejtësinë në kuadër të një prej dosjeve më të bujshme të kohëve të fundit, atë që lidhet...