“Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës”, Berisha: ‘Ushtari’ i saj fshiu kamerat e lokalit

“Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës”, Berisha: ‘Ushtari’ i saj fshiu kamerat e lokalit

foto ilustrim: sali berisha-hyseni dhe agasi TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sërish sot zhvillimet e fundit, lidhur me pezullimin dhe masën ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha akuzoi Ramën, duke e bërë atë përgjegjës të situatës në SHISH.  Në vijim të fjalës së tij, Berisha ka nxjerrë të tjera detaje, në të cilat sipas tij, pretendohet se Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në Arbanë, në një lokal në Bërzhitë në pronësi të Jurgen Kola. Ky i fundit, sipas asaj që pretendon Berisha, ka fshirë kamerat e lokalit të tij për të zhdukur gjurmët e takimeve Hyseni-Agasi.  "Dhe Rama, në qoftë se e lexuat, dy-tre herë thoshte vlerësimet e partnerëve. Unë i them turp të kesh. Dhe...