Vlonjatët dalin në protestë! Qytetarët përleshen me policinë, kërkojnë anulimin e projektit për muzeun hebraik
Qytetarë dhe intelektualë të Vlorës janë mbledhur sërish këtë të shtunë në protestë kundër ndërtimit të muzeut hebraik, pavarësisht vendimit të gjykatës për pezullimin e punimeve. Protestuesit kërkojnë që autoritetet të mos mjaftohen me ndërprerjen e përkohshme të ndërhyrjeve, por të anulojnë plotësisht projektin që parashikon ndërtimin e muzeut pranë ish-Klubit Patriotik “Labëria”. Gjatë protestës, disa prej pjesëmarrësve kanë tentuar të futen me forcë në ambientet e godinës së Muzeut Hebraik. Përballë kësaj situate, efektivët e Policisë kanë ndërhyrë për të ndaluar hyrjen e protestuesve teksa kanë shoqëruar disa prej tyre. Protesta për Muzeun Hebraik nisi pas kundërshtimeve të një grupi qytetarësh ndaj projektit për ndërtimin e tij në qendrën historike të Vlorës. Protestuesit kërkojnë që muzeu të ndërtohet në një tjetër hapësirë, duke argumentuar...
Burimi:
gijotina.com