Vllaznia zyrtarizon bjerjen e madhe të verës

Vllaznia zyrtarizon bjerjen e madhe të verës

Konsiderohet si blerja më e madhe e stinës së verës. Lirim Kastrati, 26 vjeçari kosovar është bashkuar me skuadrën e Edi Martinit për një edicion me të drejtë zgjatje dhe për një vit tjetër. Takimin e parë me fushën, në një ndeshje me kuqeblutë, Kastrati do ta ketë të shtunën ndërsa Vllaznia luan një miqësore me Laçin në Laç. Njoftimi: KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që nga dita e sotme, Lirim Kastrati është zyrtarisht futbollist kuqeblu. Sulmuesi 26 vjeçar që ka luajtur 17 ndeshje me kombëtaren e Kosovës, pas eksperiencës me ekipe të tilla si Dinamo Zagreb, Legia Varshavë, Lokomotiva Zagreb, Fehervar e Videoton, tashmë do të jetë pjesë e skuadrës tonë. Kastrati ka firmosur me Vllazninë kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje...