Vllaznia zhbën gjithçka në një minutë, eliminohet nga Europa në shtesë (Video)

Vllaznia zhbën gjithçka në një minutë, eliminohet nga Europa në shtesë (Video)

Vllaznia ishte shumë afër një kualifikimi historik në raundin e tretë të një kompeticioni europian, por suksesi i ka shpëtuar nga duart në minutat e fundit. Islandezët e Vikingur janë kualifikuar në turin e tretë të Conference League me rezultatin e përgjithshëm 5-4, pasi kanë fituar 4-2 në shtëpi ndaj skuadrës së Edi Martinit. VIKINGUR-VLLAZANIA 1-0 – VIDEO Hafsteinsson ka kaluar në avantazh vendasit pas vetëm 10 minutash lojë, por shkodranët janë kundërpërgjigjur duke barazuar me një penallti të Balaj në të 26-ën. VIKINGUR-VLLAZNIA 1-1 – VIDEO Islandezët janë kthyer në avantazh me Hansen në të 55-ën, por ka qenë...