Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Vllaznia që sot në Islandë, klubi shkodran nuk i lë gjë rastësisë për ndeshjen e kthimit në Europë
Ekipet shqiptare do jenë sërish në aktivitet ditën e enjte, ku skuadra si Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia do të kërkojnë një kualifikim tresh në turin e tretë të Conference League. Një arritje e cila nëse do vijë do ishte historike për futbollin shqiptar. Misionin më të vështirë për një kualifikim nga ekipet e sipër përmendura e ka Vllaznia. Që do udhëtojë drejt Islandës për të ruajtur avantazhin 2-1 të ndeshjes së parë ndaj Vikingur në Shkodër. Me shkodranët që do luajnë në ishullin më verior të Europës dhe pranë tyre nuk do kenë as tifozët, duke pasur parasysh largësinë e...