Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Vllaznia & Partizani luajnë nesër ndeshjet e turit të parë kualifikues në Ligën e Konferencave
Vllaznia dhe Partizani do të luajnë të mërkurën e 10 korrikut ndeshjet e para të turit kualifikues në Ligën e Konferencave. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, shkodranët do të përballen me ekipin letonez të BFC Daugavpils në stadiumin “Elbasan Arena” me sfidën e planifikuar të nisë në ora 20:00. Sakaq, të kuqtë e drejtuar nga trajneri Skënder Gega udhëtuan këtë të martë drejt Estonisë, ku do të përballen me ekipin e Nomme Kalju, me ndeshjen që nis në ora 18:45. Federata e Futbollit u uron shumë suksese të dyja skuadrave shqiptare në këtë rrugëtim europian.