Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Vllaznia nuk e thyen dot “mallkimin” me islandezët, shkodranët eleminihen në kohën shtesë mes 6 golave
Përballjet me ekipet islandeze mbeten një “mallkim” për skuadrat shqiptare, të cilin nuk e ka thyer dot as Vllaznia. Shkodranëve nuk ju mjaftoi fitorja 2-1 e një jave më parë për të siguruar kualifikimin. Kuqeblutë janë mposhtur në Rejkjavik me shifrat 4-2. Hafsteinsoni kaloi në epërsi Vikingurin që në minutën e 10, por në të 26-n Bekim Balaj riktheu baraspeshën. Vendasit gjetën rrugën e rrjetës me Hansenin në minutën e 55, por Balaj u shfaq sërish i rëndësishëm, duke barazuar në të 85-n. Megjithatë, festa e shkodranëve zgjati vetëm një minutë, pasi Hanseni e dërgoi sërish topin në rrjetë. Një...