Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vllaznia mposht islandezët, rrit shanset për kalimin e turit të dytë
Vllaznia fitoi 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League, ndeshje që u luajt në Shkodër. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 10, kur ekipi nga Islanda ndëshkoi shkodranët me Gunnarsson. Në pjesën e dytë, ishte Bajrami ai që vendosi ekuilibrat në minutën e 67. Vllaznia përmbysi ndeshjen me golin e Malës, në minutën e 75. Me këtë fitore, ekipi shkodran e nis me avantazh ndeshjen e kthimit në Islandë.