Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vllaznia godet në merkato, arrihet marrëveshja me lojtarin e larguar nga rivalët
👁12967
Arsid Kruja do të vijojë karrierën e tij te Vllaznia, duke u rikthyer sërish te klubi shkodran pas largimit nga Teuta. Mbrojtësi i djathtë, një nga më të vlerësuarit në dy sezonet e fundit, i është bashkuar për herë të katërt kuqebluve, me të cilët ka një histori të gjatë dhe të suksesshme. Trajneri Edi Martini, që e kishte marrë Krujën më parë te Teuta, ka qenë nxitësi kryesor i këtij rikthimi. Kruja është përfshirë në formacionin më të mirë të sezonit në dy edicionet e fundit të Kategorisë Superiore, falë paraqitjeve të tij të qëndrueshme dhe kontributit të rëndësishëm...