Vllaznia fiton ndaj Teutës dhe udhëheq e vetme Superligën, Besëlidhja “leksion” Tiranës

Vllaznia fiton ndaj Teutës dhe udhëheq e vetme Superligën, Besëlidhja “leksion” Tiranës

Janë luajtur takimet e javës së 4-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Vllaznia fitoi 92-90 ndaj Teutës në Shkodër, në ndeshjen kryesore të kësaj jave, takim ku u përballën dy skuadrat më të mira, që udhëhiqnin renditjen me pikë të plota. Fitore me përmbysje e ekipit vendës, që ishte në disavantazh 35-50 në mbyllje të pjesës së parë. Por, ashtu si bëri ndaj Besëlidhjes, shkodranët rikuperuan në pjesën e dytë e fituan falë disa gjuajtjeve të lira në sekondat e fundit (dyshja Hibbitt-Dawsey realizoi 51 pikë për Vllazninë). Fitore të thellë korri Besëlidhja kampione, që fitoi në “Asllan Rusi” me shifrat 120-80 ndaj Tiranës. Ndonëse pritej një ndeshje më e fortë, në fushë dominuan lezhjanët (Behil 26 pikë). Nuk zhgënjen Apolonia, që triumfoi me...