Vllaznia falenderon tifozët: Jeni forca jonë

Vllaznia falenderon tifozët: Jeni forca jonë

Fitorja e djeshme ndaj Vikingur Rejkjavik me përmbysje e Vllaznisë 2-1 në turin e dytë (vajtje) të Conference League ka bërë që klubi kuqeblu të ndihet mirë dhe besues se dhe në të kthimit do tentojë të shfaqet konkurues. Në fakt duket se suksesi i parë i Vllaznisë në “Loro Boriçi” ka ardhur jo vetëm nga loja në fushë por edhe për faktin e numrit të lartë të tifozerisë shkodrane në tribuna të cilët kanë suportuar skuadrën. Klubi i ka falenderuar në faqen e tij zyrtare. FALENDERIM! “Faleminderit nga zemra për mbështetjen e jashtëzakonshme që na dhatë mbrëmë ndaj Víkingur....