Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vllaznia befasohet në ‘Elbasan Arena’/ Humbje 0-1 ndaj Daugavpils në raundin e parë të Conference League
Vllaznia ka nisur me këmbë të gabuar aventurën europiane, duke pësuar një humbje befasuese 0-1 në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës ndaj skuadrës letoneze Daugavpils. Edhe pse të konsideruar favoritë në letër, kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini nuk arritën të konkretizonin dominimin në fushë. Në pjesën e parë, shkodranët u treguan më kërkues, me një rast të mirë për shënim nga Dodaj, por mungoi finalizimi. Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi pa gola, në minutën e 85-të ishte Lizunovs ai që gjeti rrjetën për Daugavpils, duke shokuar Vllazninë dhe tifozët e...