Vlerësimi ndërkombëtar PISA 2025/ Ministrja Manastirliu: Angazhimi i madh i nxënësve, do të jetë rezultati i rradhës

Vlerësimi ndërkombëtar PISA 2025/ Ministrja Manastirliu: Angazhimi i madh i nxënësve, do të jetë rezultati i rradhës

Gjatë një takimi me mësuesit në gjimnazin “Sami Frashëri”, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, u shpreh se janë marrë masat që ky testim të pasqyrojë realisht nivelin e përgjithshëm të arsimit në Shqipëri, punën e të gjithë mësuesve, si dhe arritjet dhe kompetencat e fituara nga nxënësit.Ka nisur sot testimi ndërkombëtar PISA 2025, që do të zhvillohet në 160 shkolla të vendit, ku marrin pjesë 6,330 nxënës 15-vjeçarë, për vlerësimin e njohurive dhe kompetencave të tyre në lexim, lëndët shkencore dhe matematikë, vlerësim që do të zhvillohet online. “Ne kemi punuar gjatë gjithë vitit sepse duam që ky vlerësim dhe testim për ne të jetë një testim realist dhe të tregojë vërtetë ato kontribute dhe vlera të arsimit shqiptar. Është një vlerësim që...