Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vjosa Osmani takohet me zëvendëssekretarin e DASH: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka miratuar vazhdimin e programit kompakt të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) të Qeverisë amerikane për Kosovën, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Sipas Osmanit, për këtë çështje ajo është njoftuar zyrtarisht nga zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau. “Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën! Mirënjohje e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi ajo në Facebook. Presidenca e Kosovës tha se Osmani i kishte dërguar letër sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio me kërkesën që ky program të vazhdohet. Ajo po ashtu kishte biseduar për këtë çështje me zëvendëssekretarin Landau gjatë vizitës...