Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Vjen oferta e parë zyrtare për Asllanin, Inter në pozitë të vështirë. Ja kur do vendoset fati i shqiptarit
30 Qershor 2025 18:13 Telesport Mediat italiane raportojnë se Inter ka marrë ofertën e parë zyrtare për Kristjan Asllanin dhe është një shifër që i afrohet vlerës së kartonit të mesfushorit shqiptar. Është pikërisht ekipi i Bologna-s që kërkon të transferojë mesfushorin kuqezi dhe është e gatshme të paguajë 13 milionë euro për kartonin e tij. Inter e vlerëson mesfushorin shqiptar 14 milionë euro dhe oferta e ardhur nga Bologna duhet thënë se është shumë tunduese. Trajneri i Bologna-s, Vincenzo Italiano, e vlerëson shumë Asllanin dhe e sheh atë si profilin e duhur për t’i besuar një rol kryesor në...