Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Vjel’ votat dhe taksat, Llatja braktis fshatrat e Elbasanit, banorët shtrojnë vetë rrugën
Në mungesë të investimeve nga Bashkia e Elbasanit, edhe pse Gledian Llatja mbledh rregullisht taksat, banorët e fshatrave Pajun dhe Papër-Sollak u vunë vetë në lëvizje për të përmirësuar infrastrukturën. Ata vendosën t’i financojnë nga “xhepi” i tyre punimet për shtrimin e rrugës që i lidh, duke mbushur boshllëkun që institucioni lokal dhe qendror i kishin lënë për dekada të tëra. Pas më shumë se 20 vitesh votime pro të njëjtës forcë politike, banorët kanë marrë vetëm indiferencë dhe papërgjegjshmëri nga autoritetet lokale. Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja kujtohet për fshatrat e largëta vetëm gjatë fushatave elektorale, por...