Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Vjehrra dhe dhëndri dhunojnë njëri-tjetrin në Fier, përfundojnë në polici
👁13217
Një konflikt mes dhëndrit dhe vjehrrës, ka çuar këta dy të fundit drejt përdorimit të dhunës përkundrejt njëri-tjetrit në një fshat të Fierit. Policia ka nisur procedim penal për 41-vjeçarin dhe nënën e bashkëjetueses së tij, pasi mësohet se kanë goditur njëri-tjetrin. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. Y., 41 vjeç, banues në Vlorë dhe L. Rr., 56 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz (nëna e bashkëjetueses së 41-vjeçarit), pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit”, njoftoi policia.