Vizat për SHBA, Ambasada Amerikane sqaron qytetarët kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit

Vizat për SHBA, Ambasada Amerikane sqaron qytetarët kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar qytetarët shqiptarë në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA për vizitorët ndërkombëtarë. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada bën me dije se data e skadencës së vizës nuk përcakton kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit në SHBA. Sipas Ambasadës, është Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) ai që përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit të vizitorëve në SHBA. “Një vizë amerikane ju lejon të udhëtoni drejt një pike hyrjeje në Shtetet e Bashkuara dhe të kërkoni leje për të hyrë në vend. Kohëzgjatja e qëndrimit...