Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë
Kritiku i njohur italian i artit, Vittorio Sgarbi, 74 vjeç, është shtruar në spitalin poliklinik “Agostino Gemelli” në Romë dhe ndodhet në terapi intensive, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet si e rëndë. Shtrimi në spital është konfirmuar nga vetë struktura spitalore, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura arsyet që kanë çuar në hospitalizimin e tij. Sgarbi kishte marrë trajtim edhe në mars të vitit të kaluar në të njëjtin spital, për shkak të një sindrome të rëndë depresive. Gjendja e tij në atë periudhë ishte shoqëruar me periudha izolimi, humbje të konsiderueshme në peshë dhe refuzim për t’u ushqyer. Në shkurt të këtij viti, kritiku i artit u shfaq sërish në publik, gjatë një aktiviteti në Certosa di Ferrara. Në pamjet e...
Burimi:
javanews.al