Vitinha para Barcelonës: Përballemi me një ekip të madh, jo vetëm me Yamal

Vitinha para Barcelonës: Përballemi me një ekip të madh, jo vetëm me Yamal

Mesfushori i PSG-së, Vitinha, foli në prag të ndeshjes së Champions League kundër Barcelonës, duke vlerësuar katalanasit dhe yjet e tyre. Për Lamine Yamal: “Jo, nuk kam frikë nga Yamal. Është një nga lojtarët më të mirë në botë. Ajo që po bën është e jashtëzakonshme. Është kënaqësi të luash kundër futbollistëve të tillë. Sidoqoftë përballemi me një skuadër të madhe, jo vetëm me Lamine Yamal”. Për “Topin e Artë”: “Për mua, do të ishte më e drejtë ta fitonte një lojtar i PSG-së që ka triumfuar në Champions. Kane, Mbappé, Yamal dhe Olise kanë bërë sezone të shkëlqyera, por çmimi duhet t’i shkojë një parizieni”. PSG-Barcelona si finale: “Është shumë herët për ta quajtur finale. Jemi në tetor dhe gjërat ndryshojnë shpejt. Realiteti i...