‘VIP’-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e ‘perandorit’ të natës dhe faturat në emër të të vdekurve

‘VIP’-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e ‘perandorit’ të natës dhe faturat në emër të të vdekurve

  Një nga skandalet më të mëdha të evazionit fiskal në historinë gjyqësore greke është zbuluar në Selanik dhe Halkidiki. Autoritetet kanë arrestuar 16 persona, ndërsa hetimet përfshijnë 1 283 të dyshuar dhe 917 kompani. Sipas medias greke ‘Zougla’, pas një hetimi të gjatë, autoritetet kanë arrestuar 16 persona, ndërsa dosja voluminoze i është dorëzuar Prokurorisë së Shkallës së Parë në Selanik më 7 nëntor 2026. Hetimet nuk janë mbyllur dhe pritet të ketë arrestime të tjera. Sipas informacioneve të publikuara nga media greke, numri i të arrestuarve mund të arrijë deri në 50 persona. Shifrat e çështjes janë të jashtëzakonshme, 1 283 persona janë përfshirë në dosjen hetimore, ndërsa nën kontroll ndodhen 917 kompani, nga të cilat 860 rezultojnë me detyrime të konfirmuara ndaj...