Vinicius Junior bindet, do të firmosë kontratën e re! Paga, po aq sa Mbappe

Vinicius Junior bindet, do të firmosë kontratën e re! Paga, po aq sa Mbappe

24 Maj 2025 13:28 Telesport Vinicius Junior do të firmosë kontratën e re me Real Madridin. Marrëveshja është gati, me shifra të rëna dakord tashmë. Mediat spanjolle raportojnë se sulmuesi kërkoi të fitonte rreth 30 milionë euro në vit. Real Madrid ka arritur ta bindë duke i ofruar 20 milionë euro në vit. Kështu, braziliani do të paguhet po aq sa ylli tjetër i skuadrës, Kylian Mbappe.
Burimi: Telesport.al