Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Vinicius, i vendosur në kërkesat e rinovimit: Do të ishte absurde ta pranoja ofertën e Real Madridit
Real Madridi do të kthehet në punë javën e ardhshme, teksa ka shumë çështje për t’u zgjidhur. Një nga më shqetësueset është ajo e Viniciusit, për të cilin rinovimi dukej i sigurt para disa muajsh. Ky proces është ndalur për shkak të kërkesës së brazilianit që të barazohet në pagë me Kylian Mbappé. Dëshira e lojtarit 25-vjeçar është të vazhdojë në skuadrën e Realit, por kontrata i skadon në qershor të vitit 2027. Kushtet që ai po kërkon tani për zgjatjen e kontratës nuk pranohen nga Real Madridi, ndaj nëse do të vinte një ofertë me kushte të mira, do...