Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Vincent van Gogh, artisti që shiti vetëm një pikturë sa ishte gjallë
Lindi në mars të vitit 1853 në një familje tregtarësh arti dhe predikuesish fetarë, i riu Vincent van Gogh filloi karrierën mbi këtë traditë. Pra, Van Goghu fillimisht qe tregtar arti e predikues, dhe do të duhej t’i mbushte 27 vjet, kur nisi të pikturonte. Pasioni i madh për pikturën dhe zelli për punë bëri që artisti i ri në moshë të realizojë gjatë një dekade rreth 2100 vepra artistike, duke përfshirë me qindra piktura me ngjyra vaji. Siç duket, pikturimi për artistin 27-vjeçar ishte mjeti i vetëm për t’u shkëputur nga turbulencat jetësore që e përcollën vazhdimisht. Në tetor...