Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vijon zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, Prefekti Jole: Po punojnë 150 forca, terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen
Foto nga aksioni i ndërhyrjes së forcave KORÇË- Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës vijon të jetë aktiv, ndërsa Prefekti Nertil Jole, ka dhënë detaje në lidhje me situatën. Ai bën me dije se ndërhyrja vijon edhe sot me instensitet të lartë, ku 150 forca po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa thotë se janë favorizuar edhe nga ulja e temperaturave. Përmes një postimi në rrjete sociale, Jole njofton se ndërhyrja ka filluar që në orën 5:00, por terreni i thepisur ka krijuar vështirësi. Megjithatë, ai thekson se forcat janë të angazhuara për të evituar rrezikun e shtrijes së zjarrit. ...