Vijon zjarri në kodrat e Pilurit në Himarë, pritet ndërhyrje nga ajri dhe toka

Vijon zjarri në kodrat e Pilurit në Himarë, pritet ndërhyrje nga ajri dhe toka

Vatra e zjarrit në kodrat e Pilurit në Himarë vijon të jetë ende aktive. Autoritetet njoftojnë se sot pritet të ketë ndërhyrje nga ajri, ndërsa ushtria do të angazhohet për shuarjen e flakëve nga toka. Forcat zjarrfikëse mbeten në gatishmëri në zonë për të mbajtur nën kontroll përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Situata vijon të monitorohet nga afër.
Burimi: Sot.com.al