Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vijon zjarri në hyrje të tunelit të Llogarasë, flakët favorizohen nga era e fortë
👁12402
Zjarri në zonën e Llogarasë, në hyrje të tunelit nga ana e Orikumit, vijon të jetë aktiv dhe me intensitet të lartë. Vatra ndodhet në një zonë të vështirë terreni dhe aktualisht përhapja e flakëve po ndikohet nga era e fortë që fryn në rajon. Zjarri është përmasash të mëdha dhe ka vështirësuar ndërhyrjen nga toka. Ende nuk ka të dhëna për ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë ndaj banesave apo jetës së njerëzve, por situata mbetet e paqëndrueshme. Autoritetet lokale dhe shërbimet zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e flakëve, ndërsa pritet edhe mbështetje shtesë nga strukturat qendrore...